Manchester City është mposhtur me rezultat 0-2 nga Liverpooli në stadiumin “Etihad”, duke vazhduar me formën jo të mirë këtë sezon.
Dy golat e fitores për mysafirët u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.
Mohamed Salah realizoi për 1-0 në minutën e 14’të dhe më pas, Szoboszlai në minutën e 37’të shënoi për 2-0, rezultat i cili doli të jetë vendimtar në fund të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje Liverpooli ka 64 pikë në pozitën e parë duke marshuar drejt titullit, pasi tashmë ka 11 pikë më shumë se Arsenali në pozitën e dytë. /Reporteri.net/.
Liverpooli marshon drejt titullit, e fiton 2-0 derbin ndaj Cityt / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.