Liverpooli ka fituar ndaj Chleseat me rezultat 2-1 në kuadër të derbit të javës së tetë të Ligës Premier, shkruan Reporteri.net.

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 29-të, ku Mohamed Salah ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 1-0.

Me të nisur pjesa e dytyë, Chelsea arriti të gjejë golin e barazimit me Jackson që doli i vetëm me portier për të shënuar për 1-1. 

Pa mbaruar mirë gëzimi i mysafirëve, mesfushori Curtis Jones pasi mori një asistim nga Salah shënoi për 2-1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Liverpooli mbetet lider me 21 pikë, ndërsa Chelsea bie në pozitën e gjashtë me 14 pikë. /Reporteri.net/.

 

Liverpooli fiton derbin ndaj Chelseat dhe mbetet lider i Ligës Premier / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version