Skuadra e Liverpoolit e ka nisur me fitore edicionin e ri në Premier League pasi sot si mysafir mposhti Ipswich Townin me rezultatin 2:0.

Të dy golat e Liverpoolit u shënuan në pjesën e dytë.

Portugezi, Diogo Jota në minutën e 60-të realizoi për 1:0. Pesë minuta më pas, sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah e shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje. Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, nuk ishte i pranishëm në lojë tek Ipswich Towni.

Për trajnerin holandez, Arne Slot, ishte fitorja e parë zyrtare e arritur në krye të shtabit teknik tek Liverpooli.

Ndeshjen e ardhshme, Liverpooli do ta ketë ndaj Brentfordit më 25 gusht. /Reporteri.net/.

Liverpooli e nis me fitore edicionin e ri në Premierligë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version