Liverpooli ka fituar në minutat e fundit ndaj West Ham me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier, duke u afruar edhe më pranë titullit të 20-të të kampionit, shkruan Reporteri.net.   

Luis Diaz në minutën e 18-të shënoi për epërsinë Liverpoolit 1-0, me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.

Kur u mendua se vendasit po fitonin minimalisht, në minutën e 87-të, Andrew Robertson shënoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Megjithatë Liverpooli nuk u dorëzua dhe vetëm pas një minuti shënoi golin e fitores me golin e shënuar me kokë nga mbrojtësi Virgil van Dij, për 2-1.

Liverpooli mbetet lider me 76 pikë, ndërsa West Ham ka 35 pikë në vendin e 17-të./Reporteri.net/.

Liverpooli e mposht West Hamin, tani është veç 5 pikë larg titullit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version