Planet e Liverpoolit në fillim të sezonit ishin që të fitonte katër trofe, mirëpo që prej atij synimi, klubi anglez është eliminuar nga Kupa FA, nuk i ka punët mirë në Premier Ligë nga humbja e fundit nga Crystal Palace dhe të enjten mbrëma është eliminuar nga Liga e Evropës.

Atalanta me fitoren e madhe në Anfield para një jave me rezultat 3 me 0, këtë të enjte pësoi me rezultat 1 me 0, por ishte i pamjaftueshëm që anglezët të kalonin tutje.

Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar Mohamed Salah nga penalltia.

Liverpooli dështon edhe në Ligën e Evropës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version