Edon Zhegrova shkëlqen edhe ndaj Real Madridit.

Ylli kosovar bëri paraqitje fantastike me Lille në fitoren minimale 1:0 ndaj Real Madridit.

Edon Zhegrova bëri disa pasime kyçe, por që bashkëlojtarët nuk arritën t’i konkretizonin.

Ishte më saktësisht Jonathan David që në dy raste u asistua bukur nga Zhegrova, por dështoi të realizonte.

Në fundin e pjesës së parë, një goditje e lirë e Zhegrovës u prek me dorë në zonë nga Camavinga, për t’u akorduar penallti.

Nga 11-metërshi i saktë u tregua Jonathan David për të shënuar golin e fitores së vendasve.

Real Madridi tentoi deri në fund të shënonte të paktën golin e barazimit, por nuk ia doli dot.

Kësisoj, tani të dy skuadrat kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve të para në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve./Express

Lille me Edon Zhegrovën e mposhtin kampionin e Europës, Real Madridin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version