Edon Zhegrova është futbollisti shqiptar më i kërkuar në tregun e futbollit ndërkombëtar.

Shkëlqimi në fanellën e Lillet ka bërë që ylli kosovar të jetë në qendër të vëmendjes dhe kohë pas kohe emri i tij është lakuar me interesim të klubeve të njohura evropiane.

Prej tyre, duket se përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Juventusi.

25 vjeçari është në listën e dëshirave të “Bianconeri” së bashku me Ademola Lookman, Karim Adeyemi e Yeremay Hernandez dhe duke se është mjaft i vlerësuar nga gjiganti italian, duke e pasur parasysh se mund të luajë në të dy krahët.

Dhe, sipas “Tutto Juve”, Lille i kërkon hiç më pak se 40 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Baselit.

Por, duke e pasur parasysh se anësorit ofanziv do t’i skadojë kontrata pas një viti, ky çmim mund të zbresë gjatë verës që vjen.

Interesim për Zhegrovën ka shfaqur edhe Napoli në Itali, i cili synonte ta bënte të vetin lojtarin qysh në janar, por që ky transferim dështoi në fund.

Zhegrova, i cili së fundmi u rikthye nga lëndimi, i ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat me Lillen duke i shënuar 8 gola, ndërsa i ka bërë edhe 2 asistime./Express

Lille i kërkon 40 milionë euro për Zhegrovën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version