
Barcelona vendosi që ta largonte kryetrajnerin Xavi për shkak të një problemi në lidhje me Robert Lewandowskin.
Të mërkurën është konfirmuar ardhja e trajnerit të ri Hansi Flick si pasardhës i Xavit.
Gazeta spanjolle Sport ka raportuar se Xavi ishte i mendimit që Barça të ketë ekip më të ri në moshë, përfshirë edhe planin që të ketë sulmues më të lëvizshëm.
Xavi ishte i mendimit se 36-vjeçari e ka kaluar periudhën e tij më të mirë dhe se e kishte paralajmëruar Lewandowskin se do të jetë pas sulmuesve më të ri në moshë.
Mirëpo këtë plan me shumë gjasë nuk e ka pëlqyer Barça që në fund vendosi për largimin e tij.
Lewandowski, arsyeja e shkarkimit të Xavit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.