Lewis Hamilton po përgatit një lëvizje sa të papritur, aq edhe të bujshme. Kampioni britanik është gati të shkojë te Ferrari prej vitit 2025.

Negociatat mes palëve janë në fazë mjaft të avancuar dhe transferimi pritet të zyrtarizohet ndoshta prej kësaj fundjave.

Ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Hamilton dhe Ferrari kanë firmosur një parakontratë. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 ka qenë gjithmonë një prej të preferuarve të “kokëkuqes”.

Ofertat e mëparshme të prodhuesit italian ishin refuzuar, pasi Hamilton besonte se Mercedes i ofronte një projekt më të mirë drejt suksesit. Por, pas dy edicioneve të fundit ku ka vuajtur, piloti britanik duket se është bindur që Ferrari është opsioni i tij më i mirë për të ardhmen.

Lëvizja e bujshme, Hamilton te Ferrari në vitin 2025 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version