Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, e ka zbuluar mbrojtësin më të vështirë me të cilin është përballur.
Messi në një intervistë për “DAZN” është shprehur se Pablo Maffeo, sa ishte pjesë e Gironas, ka qenë mbrojtësi më i vështirë me të cilin është përballur.
“Pablo Maffeo kur ishte pjesë e Gironas ishte mbrojtësi më i ashpër me të cilin jam përballur. Unë kurrë nuk kam qenë nga ata që ankohen. Mendoj se kontakti fizik dhe goditjet janë pjesë e lojës”, ka thënë 37-vjeçari.
Maffeo tashmë është pjesë e skuadrës së Vedat Muriqit, Mallorca, pjesë e së cilës është nga viti 2022.
Ai karrierë ka bërë edhe te Stuttgarti, Espanyoli dhe Manchester City./Express
Leo Messi zgjedh mbrojtësin më të vështirë me të cilin është përballur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.