Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada, realizoi një paraqitje mbresëlënese gjatë fundjavës në futbollin gjerman. Paqarada, bëri katër asistime në barazimin 4:4 të Kellnit ndaj Karllsruhes.
29-vjeçari asistoi në minutën e tretë, të shtatë, të 15-të dhe në minutat shtesë të pjesës së parë.
Sajti i njohur gjerman, “Kicker”, shkruan se asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur këtë në Bundesliga 2, që kur nisën të evidentohen asistimet, në edicionin 2004/05.
Në Bundesligë kjo është arritur vetëm një herë. Kristofer Nkunku i Lajpcigut i bëri katër asistime prej minutës së 61-të deri në minutën e 89-të në fitoren 5:0 të Lajpcigut ndaj Shallkes në edicionin 2019/2020.
Leart Paqarada vendos rekord të ri në Bundesliga 2 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.