Skitarja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka shënuar këtë të shtunë tjetër sukses të madh në garat me ski.

Ky me sa duket është viti i parë që reprezentuesja shqiptare, Lara Colturi po i tregon të gjithëve, se çfarë mund të bëjë dhe se do të jetë një ndër skiatoret kryesore të paktën 10 viteve të ardhshme.

Vetëm 18 vjeç, në ndalesën e pare të Kupës së Botës për vitin 2025-së, në Slloveni, Lara renditet sërish në vendin e dytë, për të dytën here në këtë edicion të Kupës së Botës.

Në të dyja zbritjet e saj në Sllalomin Gjigand të Kranjska Goras në Slloveni, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës.

Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren me origjinë italiane e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhenj të kësaj kategorie si 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranen po kaq here, numri 1 i botës Lara Gut Berhami.

Por më tepër se këto, sfida e Larës është drejtpërdrejtë me kroaten Zrinka Ljutiç e cila së bashku me Colturin pritet të jenë dominueset e skive alpine në dekadën e ardhshme.

Lara Colturi nderon përsëri Shqipërinë, përfundon e dyta në garat e Kupës së Botës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version