Ashtu si pritej, superylli spanjoll, Lamine Yamal e ka fituar trofeun “Kopa” në ceremoninë “Topi i Artë”.
Ky trofe i ndahet futbollistit më të mirë të ri, shkruan “Gazeta Express”.
Yamali është lojtari i parë më i ri se 18 vjet që e fiton trofeun “Kopa”.
Ky trofe ndahet për futbollistët deri 21 vjet.
Yamali shkëlqeu që në moshën 16-vjeçare, derisa tani i ka 17.
Lamine Yamali shkëlqeu edhe në Kampionatin Europian “Gjermania 2024”, duke arritur ta fitojë e duke qenë vendimtar për Spanjën.
Lamine Yamal me rekord, më i riu që e fiton “Kopa Trophy” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.