Barcelona fitoi këtë të diel 1-0 kundër Alaves në La Liga me golin e Lewandowskit në pjesën e dytë.

Veç këtij suksesi xhiron e medieve po e bën edhe veprimi i Lamine Yamal.

I riu i Barçës tanimë nuk është më një surprizë dhe tregon çdo ndeshje pak nga magjitë që ka në këmbë. Ishte minuta e katërt kur Lamine udhëhoqi një top nga gjysma e tij e fushës, dribloi shtatë lojtarë mes ovacioneve të publikut dhe pasoi mirë për shokun e skuadrës.

 

Epo, kur ke një kumbar si Lionel Messi gjithçka është e mundur.

Lamine Yamal driblon shtatë kundërshtarë dhe dhuron spektakël / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version