Ardian Ismajli nuk luan prej 10 marsit, kur doli i dëmtuar në përballjen mes Milanit dhe Empolit.
Mbrojtësi kuqezi vuante nga një problem muskulor që e ka shqetësuar herë pas here, ndaj këtë radhë periudha e rikuperimit shkoi më shumë se një muaj e gjysmë, në mënyrë që 27-vjeçari ta lërë një herë e mirë pas krahëve dëmtimin.
Burime të “SuperSport” bëjnë me dije se mbrojtësi shtatlartë ka nisur të marrë ngarkesën e plotë dhe në përballjen e kësaj fundjave mes Empolit dhe Frosinones pritet të jetë i disponueshëm.
Me shumë gjasa në përballjen e 5 majit, Ismajli do të ketë disa minuta që në vijim të marrë vendin e tij në formacion.
Lajm i mirë për Sylvinhon, rikthehet mbrojtësi i Kombëtares / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.