Qazim Laçi ka shprehur besim se barazimi 2 me 2 ndaj Kroacisë u ka dhënë kuqezinjve shpresë për kualifikim tutje në Evropian, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Ishte arritje e madhe që të marrim një pike sot. Jam I kënaqur sepse dhamë maksimumin në fushë. Ndeshja me Kroacinë na jep besim për kualifikim”, ka thënë Laçi.

I pyetur për ndeshjen e fundit të grupit kundër Spanjës, Laçi, i cili realizoi golin e parë kundër Kroacisë, ka thënë se do të jetë ndeshje e vështirë.

“Do të jetë ndeshje edhe më e vështirë se sot, por do të bëjmë maksimumin për të arritur deri te fitorja, por duhet të presim edhe ndeshjen Itali – Spanjë. Tifozët i kemi prapa nesh, na përkrahin, i duam edhe në ndeshjen me Spanjën dhe të gjithë bashkë mund t’ia dalim”, ka thënë Laçi.

Laçi: Barazimi me Kroacinë na jep besim për kualifikim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version