Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, u kualifikua për herë të dytë në një kampionat europian, pas kualifikimit historik të Europianit 2016. Kualifikimi në Euro 2024 që këtë verë mbahet në Gjermani, u ka dhënë shansin disa lojtarëve kuq e zi, që të prekin për herë të dytë ngjarjen më të madhe të futbollit në Europë.

Janë pesë futbollistë që do të bëjnë historinë duke arritur të përfaqësojnë Shqipërinë dy herë në kampionate europiane të futbollit.

Shqipëria asnjëherë nuk kishte arritur të kualifikohej në një Europian deri në vitin 2016. Ndërsa pas dështimit për t’u kualifikuar në Euro 2020, arriti sërish të bëhet pjesë e garës më të madhe të kombeve europiane në futboll, duke u kualifikuar si e para në grup.

Pesë futbollistët e kombëtares shqiptare që për herë të dytë do të prekin europianin, janë: Amir Abrashi, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj, Etrit Berisha dhe Naser Aliji

Lojtarët që përfaqësuan Shqipërinë në Euro 2016:

Lorik Cana, Armando Sadiku, Ermir Lenjani, Ledian Memushaj, Amir Abrashi, Andi Lila, Burim Kukeli, Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj, Etrit Berisha, Frederik Veseli, Taulant Xhaka, Odise Roshi, Migjen Basha, Shkëlzen Gashi, Orges Shehi, Sokol Cikalleshi, Naser Aliji, Bekim Balaj, Ergys Kaçe, Alban Hoxha.

Lojtarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2024:

Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi

Kush janë pesë futbollistët e kombëtares shqiptare që për herë të dytë prekin europianin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version