Kryeminsitri në detyrë Albin Kurti ka shkruar në Facebook për fitoren e Kosovës ndaj Islandës dhe ngritjen në Grupin B të Ligës së Kombeve.

Kurti ka thënë se ky sukses mbush me krenari të gjithë, dhe ka uruar edhe për shumë fitore të tjera që ka thënë se e presin përfaqësuesen tonë, shkruan Reporteri.net

Postimi i Kurtit:

Pesë gola në dy ndeshje kundër Islandës, tre të Vedat Muriqit, që ngrisin Kosovën në Grupin B të UEFA Ligës së Kombeve, e neve të gjithëve na mbushin me krenari për paraqitjen e lojtarëve tanë dhe rezultatin e arritur.

Përgëzime për lojën, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin.

Kurti pasi Kosova u ngrit në Grupin B të Ligës së Kombeve: Të gjithëve na mbushët me krenari / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version