Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook pas fitores së Laura Fazliut, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova e dëshmoi që është shtet i xhudos.

“Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica! Në debutimin e saj në Lojërat Olimpike, Laura Fazliu ia siguroi Kosovës medaljen e bronztë duke e mposhtur në ndeshjen për vend të tretë kroaten Katarina Kristo. Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere”, shkroi ai.

Fazliu ia siguron Kosovës medaljen e dytë në Lojërat Olimpike

“Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës. Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos. Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!”, ka shkruar Kurti.

Osmani për fitoren e Fazliut: Krenari e jashtëzakonshme

Kurti pas fitores së Fazliut: Kosova e dëshmoi që është shtet i xhudos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version