Kylian Mbappe ka nënshkruar për Real Madridin. Francezi do të bëhet zyrtarisht lojtar i madrilenëve më 1 korrik. Kur kjo të ndodhë, sulmuesi pritet të jetë ende në Euro me Francën.

Se kur Mbappe do të luajë ndeshjen e tij të parë për Madridin varet nga kombëtarja e tij dhe përparimi i tyre në Euro.

Nëse Franca kalon në gjysmëfinale të kompeticionit, 25-vjeçari ka gjasa të humbasë turneun e madrilenëve në SHBA. Madridi ka ndeshje kundër Milanit (31 korrik), Barcelonës (3 gusht) dhe Chelsea (6 gusht) të planifikuara në SHBA. Nëse Franca eliminohet më herët, shanset janë që ai të mund të paraqitet në këto ndeshje.

Por Kylian patjetër do të rikthehet për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit – përballjen e Superkupës së UEFA-s kundër Atalantës. Ndeshja do të zhvillohet në Varshavë më 14 gusht.

Sezoni në La Liga fillon më 16 gusht, por lista e ndeshjeve nuk është publikuar ende.

Kur do të luajë Mbappe ndeshjen e parë për Real Madridin? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version