Më në fund ka ardhur java e rëndësishme për Kylian Mbappe si lojtar i ri i Real Madridit.

Francezi, i prezantuar sot, më 16 korrik, si transferimi i re i skuadrës do të aspirojë të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë. Por ka shumë kohë për këtë.

Pas ngjarjes madhështore të sotme, Mbappe do të vazhdojë me pushimet e tij pasi nuk ka nevojë të jetë me skuadrën madrilene deri më 6 gusht. Kjo është data e caktuar nga stafi teknik për të gjithë lojtarët që kanë arritur në gjysmëfinale apo finale të Kampionatit Europian dhe Copa America për të kaluar periudhën e pushimit.

Atë ditë, Carvajal dhe Bellingham (finalistët e Euro 24), Camavinga, Mbappe, Mendy, Tchouameni dhe Valverde janë planifikuar të kthehen në ekip dhe të nisin stërvitjet.

Vetëm një javë më vonë, të mërkurën, më 14 gusht, Real Madrid do të luajë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit: finalen e Superkupës së UEFA-s kundër Atalantës në Varshavë.

Deri atëherë, Mbappe, së bashku me ata gjashtë shokë të skuadrës, do të kenë kryer dy seanca stërvitore për t’iu afruar gjendjes fizike të pjesës tjetër të skuadrës.

Kur do të debutojë Kylian Mbappe me Real Madridin dhe kur do të fillojë stërvitjet? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version