
Kroacia në kërkim të golit të barazimit ka nisur më mirë pjesën e dytë të takimit me Shqipërinë.
Kuqezinjtë deri në minutën e 65 janë duke u rezistuar presionit të kroatëve, goditjet e të cilëve kanë përfunduar në mbrojtjen e çeliktë të shqiptarëve.
Kur po zhvillohej minuta e 66-të, Nedim Bajrami kishte rast të mirë shënimi, por goditja e tij përfundoi mbi portën e portierit Livakoviq.
Kuqezinjtë i rezistojnë presionit të Kroacisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.