Kupa e Amerikës për vitin 2024 mendohej se do të shfrytëzohej për të shfaqur pasionin e amerikanëve për futbollin.
Mirëpo gazeta argjentinase “Ole” shkruan se “ky aheng gati sa nuk u kthye në tragjedi”.
Me nikoqiren SHBA-në në disa prej stadiumeve më të madha dhe më të mira në botë, kampionati është përcjell me probleme, shkruan BBC.
Kishte fushat e dobëta, stadiumet gjysmë të mbushura dhe tifozët problematik në një prej skenave më kaotike të dielën.
Finalja mes Argjentinës dhe Kolumbisë u shtye për 80 minuta pasi tifozët pa bileta ia mësyjnë të hyjnë në stadiumin Hard Rock të Miamit.
Pas përplasjeve me policinë u arrestuan dhjetëra tifozë, teksa shumë prej tyre kërkuan ndihmë mjekësore shkaku i shtytjes nga tifozët për të hyrë në stadium.
Ishte larg nga fotografia që organizatorët mendonin se do të krijohej para Kupës së Botës së vitit 2026, që pritet të organizohet nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika.
Grumbuj gënjeshtarësh
Problemet ishin të dukshme në ndeshjen hapëse mes Argjentinës dhe Kanadasë. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni dhe lojtarët e të dyja ekipeve u ankuan për gjendjen e fushës në Atlanta.
11 nga 14 fushat janë në stadiumet e NFL-së dhe gjashtë prej tyre kanë fusha të vendosura në sipërfaqe artificiale. Në disa raste, tepihët ishin shtruar pak ditë më parë.
Kampionati ishte organizuar nga Conmebol, trupi qeverisës i futbollit të Amerikës Jugore. Kishte kryer disa teste para dhe pas ndeshjes dhe tregonin se fushat ishin në gjendje të mirë, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Mirëpo trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa në një konferencë për media ka thënë se ata “janë një grup gënjeshtarësh” pasi edhe fushat e stërvitjes ishin “katastrofale” dhe se Scaloni dhe lojtarët e tij janë “kërcënuar” që të mos flasin.
Ylli i Brazilit, Vinicius Jr kritikoi standardet e fushës dhe referimin.
Lojtarët e Uruguajit u rrahën me fansat e Kolumbisë pas humbjes në gjysmëfinale, pasi kishin shkuar në tribuna për të mbrojtur familjet e tyre.
Federate e Uruguajt u ankua se nuk kishte siguri të mjaftueshme në stadium.
Pastaj edhe çmimi i biletave ishte i lartë. Mesatarja e çmimit ishte 200 dollarë.
Finalja e turpit
Para se të niste takimi u arrestuan 27 persona dhe 55 të tjerë u dëbuan nga stadiumi.
Ndërkaq, tetë stadiume të Kupës së Amerikës gjithashtu do të përdoren për Kupën e Botës 2026. Përfshirë stadiumin Hard Rock në të cilin do të luhen shtatë ndeshje, përfshirë një çerekfinale.
Menaxhuesit e stadiumit kanë deklaruar se do të punojnë me forcat e rendit për t’u siguruar se episodi i finales të mos përsëritet.
Kupa e Amerikës – “festa që gati sa nuk u kthye në tragjedi” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.