Tashmë ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

16 ekipet më të mira e kanë siguruar kualifikimin tutje në 1/8 e finales.

E Toni Kroos i cili do të pensionohet pas përfundimit të Euro 2024, po vazhdon të shkëlqejë.

Mesfushori gjerman prin në statistikën e pasimeve të kompletuara.

Në tri ndeshje, Toni Kroos ka kompletuar 326 pasime, 101 më shumë se vendi i dytë që është Barella.

Jorginho, Hojbjerg, Hjulmand, Rice, Modric, Calhanoglu, Lobotka e Brozovic e kompletojnë top-10shen.

Kroos me më së shumti pasime në fazën grupore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version