Trajneri i xhudos, Driton Kuka i ka komentuar paraqitjet e xhudistëve në Grand Slamin e Bakus në Azerbajxhan duke mos i kursyer as kritikat.
Kuka lavdëroi paraqitjen e Nora Gjakovës e cila arriti deri në finale, teksa u shqetësua me Laura Fazliun, e cila u rendit në vendin e shtatë në kategorinë e saj.
Postimi i tij:
Nga këndi i trenerit …
Baku Grand Slam përfundoj me paraqitje të shkelqyeshme të Nores dhe me medaljen e saj të rëndësishme drejt #paris2024!
Ajo me përkushtimin e saj dhe seriozitetin po mbetet në lojë serioze për medalje tutje në çdo garë e pse jo edhe medalje tjetër Olimpike!
Loriana sot e 7 fitoj dy e pësoj dy herë fitoj 260 pikë dhe gjasat janë reale për kualifikim në Lojëra Olimpike,por duhet shumë punë deri te ndonjë rezultat atje,mbetet të shihet.
Dje garuan Laura e Dardani.
Dardani po avancon tutje me performancë dhe ai do ngjitet dita dites drejt sukseseve të mëdha.
Laura e 7 në kategorinë e saj ku realisht do duhej të fitoj medalje,por luftoj pa motiv të duhur për medalje dhe kriza e saj tashmë po më shqetëson seriozisht!
Të luftosh në gara të mëdha është dhe duhet të jetë nder e përgjegjësi!
Janë ndërtuar
Në fakt mua si trener më duhen luftëtar të pakompromis!
Do vazhdoj të punoj drejt medaljes Olimpike në #paris2024 por me garues që e dojnë dhe luftojnë për medalje.
Dua të besoj që 5 garuesit tonë që janë kualifikuar për Lojëra Olimpike do jenë me zemer e shpirt,luftëtar e jo ndryshe drejt medaljes Olimpike
“Kriza e saj po më shqetëson”, Driton Kuka kritika për xhudisten Laura Fazliu / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.