Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që Inter po fiton 2-0 përballë Udinese.
Në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë, lojtari shqiptar shënoi supergol.
Ishte pikërisht minuta e 45+2-të e pjesës së parë, kur mesfushori shqiptar lëshoi perlën.
Direkt nga goditja e këndit, topi i goditur nga Asllani shkoi në portën e ekipit kundërshtar.
Një eurogol që mori duartrokitje të shumta në stadium, duke shfaqur cilësitë e tij. /Telegrafi/
Kristjan Asllani ka shënuar ndoshta golin e vitit te Interi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.