Leard Sadriu e Baton Zabërgja do të debutojnë për herë të parë me ekipin A të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Ata u ftuan nga selektori Franko Foda dhe do të jenë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e nëntorit, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Si Sadriu, ashtu edhe Zabërgja u shprehen të lumtur dhe të nderuar me ftesën, duke deklaruar se për ta është privilegj të veshin fanellën e “Dardanëve”.
“Pasi përfaqësova Kosovënë rë gjitha grupmoshat tani është radhë për përfaqësuesen e parë. Është nder krenari dhe privilegj të jem pjesë e kombëtares.”, tha Sadriu.
Kurse Zabërgja tha se për të është nder dhe krenari ta vesh këtë fanelë.
“Si cdo futbollist unë kam pasur ëndërr që një ditë ta përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës. Për mua tanimë është ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj që në vazhdimësi ta jap maksimumin për këtë fanellë.”
Kosova këtë muaj ballafaqohet me 15 nëntor në udhëtim te Rumania, dhe e pret në “Fadil Vokrri” Lituaninë, më 18 nëntor.
“Kosovë, mirë se ju gjetëm”- Prezantohen dy futbollistë të rinj te Kombëtarja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.