Kombëtarja e Rumanisë ka arritur fitore të madhe në Prishtinë.
“Trikolorët” triumfuan 3-0 ndaj Kosovës, në një ndeshje mjaftë të lehtë për ta.
Fillimisht, rumunët nisën epërsinë në minutën e 40-të, kur Dennis Man e mposhti Aro Muric, pasi ai nuk arriti të ndalë goditjen e tij “jo shumë të fortë”.
Pas pauzës prej 15 minutash, me një ndërhyrje të dobët nga Valon Berisha, Rumania shënoi nga penalltia me anë të Marin.
Ky gol edhe i demotivoi lojtarët dardanë, të cilët nuk arritën të kthehen në lojë.
Kështu, Rumania e shfrytëzoi mundësinë dhe arriti të shënojë edhe golin e tretë më anë të Dragus.
Lajmet e këqija s’u ndalën këtu, pasi Mërgim Vojvoda u ndëshkua me të kuq në minutën e 85-të.
Kështu, Rumania e Qipro kryesojnë tabelën në grupin e Kosovës, e cila mbetet e fundit, derisa Lituania zë vendin e tretë.
Kosova do të luajë ndeshjen e dytë të shtatorit ndaj Qipros të martën në Larnaca.
Kosova pëson thellë në “Fadil Vokrri” nga Rumania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.