Kosova ka shënuar epërsi ndaj Qipros në minutën e 29’të të lojës, shkruan Reporteri.net.

Golin e shënoi kapiteni Amir Rrahmani pas një aksioni që e filloi vetë.

Momentalisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë në grupin 2 në Ligën C, tri më pak se Rumania që prin.

Në anën tjetër, Qipro është në pozitën e tretë me tri pikë, falë një fitoreje minimale ndaj Lituanisë në xhiron e parë.

Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.

Kosova në epërsi ndaj Qipros, shënon Amir Rrahmani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version