Nga data 25 deri më 27 prill 2024, do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë.
Kosova do të marrë pjesë me gjashtë xhudistë në këtë garë.
Nga Kosova do të garojnë:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Dardan Cena (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë.
Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra.
Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.
Kosova merr pjesë me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.