Përfaqësuesja e Kosovës ka vendosur për përzgjedhësin e ri i cili do t’i udhëheq Dardanët.
Ka qenë Alba Morina nga Federata e Futbollit të Kosovës e cila ka konfirmuar një gjë të tillë në emisionin Dueli Sportiv në televizionin Dukagjini.
Morina tha se përzgjedhësi i ri ka qenë edhe në shortin e Ligës së Kombeve dhe së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi.
“Po ka qenë. Emri i trajnerit për qarqet brenda Federatës për njerëzit që duhet me ditë, e dinë, ju krejt keni me marrë vesh në një konferencë për media shumë shpejtë. Kjo punë bëhet në krejt botën si e tillë,” tha ajo.
Ndërsa, shtoi se nuk është në dijeni nëse trajneri është gjerman, ashtu siç kishte thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Deri më tani janë përmendur disa emra të trajnerëve gjermanë për të marr drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.
Andre Breitenreiter, Bruno Labbadia dhe Franco Foda janë emrat më të spikatur për të marr drejtimin e Kosovës.
Kosova ka vendosur për përzgjedhësin e ri, ai ishte në shortin e Ligës së Kombeve – zyrtarizimi së shpejti / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.