
Kosova ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Kosova arriti fitore me rezultat minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Muharrem Jashari.
Jashari ishte protagonisti i ndeshjes pasi arriti të shënoj golin e fitores në minutën e pestë të takimit, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të.
Kosova kishte vështirësi gjatë pjesës së dytë për shkak se Lituania kishte epërsinë numerikë në fushë, megjithatë “Dardanët” arritën ‘të mbijetojnë’.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Kosovën për vitin 2024 dhe me këtë fitore kanë siguruar pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C së Ligës së Kombeve.
Kosova mundet të marrë edhe tri pikë tjera në rast se UEFA vendos në favor të “Dardanëve” për ndeshjen ndaj Rumanisë.
UEFA pritet të marrë një vendim deri para ditës së premte kur edhe do të bëhet edhe hedhja e shortit për fazën tjetër të Ligës së Kombeve.
Kosova fiton ndaj Lituanisë, tri pikë mbesin në “Fadil Vokrri” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.