
Kosova ka mposhtur Armeninë me rezultat minimal në Jerevan në miqësoren e polemikave politike për shkak se nikoqirët vendosën mbrapshtë flamurin e Kosovës në fanellat e lojtarëve.
Gjatë intonimit të himnit, armenët në fanellat e tyre kishin vendosur mbrapsht flamurin e Kosovës, shtet i cili nuk njihet nga Armenia. Nuk dihet nëse vendosja mbrapsht e flamurit të Kosovës ishte e qëllimshme nga Armenia.
Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar Milot Rashica në minutën e 25-të.
Kjo ishte fitorja e parë e përzgjedhësit të ri Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasardhës i Primoz Glihas.
Kosova fiton miqësoren e polemikave për flamurin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.