Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Murcia para përballjes ndaj Islandës.

“Dardanët” do të ballafaqohen nesër me Islandën nga ora 18:00 në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Kombeve.

Kosova e fitoi ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, ndërsa një barazim apo fitore nesër do t’i kualifikonte “Dardanët” në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Pavarësisht rezultatit në “Fadil Vokrri”, trajneri Franco Foda ka thënë se gjasat për kualifikim në Ligën B janë 50/50.

Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme ndaj Islandës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version