
Meriton Korenica e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Clujit dhe një gjë të tillë e bëri edhe dje.
Mesfushori kreativ e ndihmoi ekipin e tij drejt fitores ndaj Farul Constanca me rezultat 3:1 në ligën elitare rumune.
Ish-futbollisti i Prishtinës dhe i Ballkanit asistoi në golin e tretë të ekipit vendës, ndërsa luajti në pjesën dërrmuese të ndeshjes.
Për këtë, futbollisti rahovecas u përfshi në formacionin ideal të javës në Superligën e Rumanisë, ndërsa faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve – Sofascore, Korenicën e vlerësoi me notën 8.2.
Korenica përfshihet në ekipin ideal të javës në Rumani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.