Rreth 4 milionë euro i ka ndarë Komuna e Gjakovës për renovimin e stadiumit të qytetit- Tribuna Përëndimore, shkruan Reporteri.net.
Tenderi tashmë është dhënë, e edhe kontrata tashmë është nënshkruar me konsorciumin “Fidani L SH.P.K; Infra Plus SH.P.K; Company Murseli SH.P.K; FIDANI-BETON SH.P.K”.
Vlera e saktë e kontratës është 3 milionë e 948 mijë e 794 mijë euro.
Nënshkrimi i saj është bërë me 2 shtator. Kohëzgjatja për përfundimin e punimeve është 36 muaj.
Me këtë kontratë përfshihen punët ndërtimore, punët e hidroinstalimeve, e instalimeve makinerike, të instalimeve elektrike – rrymat e forta dhe teknologjia informative komunikimet dhe rryma e dobët.
Komuna e Gjakovës jep tender gati 4 milionë euro për renovimin e stadiumit të qytetit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.