Vincent Kompany ka nënshkruar kontratën si menaxher i Bayern Munichut.
Ish-mbrojtësi tani në zanatin e trajnerit, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
“Mezi po e pres sfidën me Bayernin”, ka thënë ai.
“Është nder i madh që të punoj në këtë klub. Bayerni është institucion në futbollin ndërkombëtar”.
Ai është emëruar trajner pas shumë vështirësive të Bayernit që të gjejë menaxher të kalibrit të lartë.
Klubin gjerman e kanë refuzuar trajnerët si Nagelsmann dhe Ralf Ragnick.
Kompany zyrtarisht menaxher i Bayernit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.