Në ndeshjen e fundit çerekfinale të Kampionatit Evropian, Turqia mposhti Austrinë me rezultat 2:1.
Me përjashtim të mbrojtësit Merih Demiral, i cili shënoi të dy golat e Turqisë, heroi ishte portieri Mert Günok, i cili realizoi pritjen e turneut në minutën e pestë të shtesës.
Sulmuesi austriak Christoph Baumgartner mbeti i pambuluar në zonën e rreptësisë dhe goditi topin drejt portës së mbrojtur nga Günok. Tashmë të gjithë e panë topin në portë, por më pas u shfaq Günok, i cili me një reagim fantastik ruajti avantazhin e skuadrës së tij.
Ndërhyrja e tij i ka gëzuar të gjithë dhe sidomos një komentator turk në televizionin TRT Spor. Komentimi i tij është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, i cili vetëm ka bërtitur në mënyrë të pakontrolluar emrin e portierit.
“Jo, jo, jo”, dëgjohet duke thënë komentatori turk në momentin e rastit të Baumgartner, dhe pastaj shpërthen: “Mert! Mert! A je oktapod? A je merimangë? Ti je fantastik, Mert”.
Mert Günok’un kurtarışı spikerler
Trt spikeriyle pic.twitter.com/6QIWnRSRTu— Murat Onur Ayyıldız (@MuratOnurA) July 2, 2024
Komentatori turk bëhet viral pas pritjes fantastike të Mert Günok / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.