Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar sipas programit seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore për finalet e “Euro 2024” që po zhvillohet në Stegersbach të Austrisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Amir Abrashi është bashkuar me grupin sot në stërvitje dhe ka punuar me ngarkesa më të ulëta në këtë ditë të parë.
Gjendja e grupit është e mirë dhe aktualisht nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Siç është bërë me dije me parë, mbrojtësi Berat Gjimshiti është i fundit që i bashkohet grupit në Austri më datë 3 qershor.
Kjo ishte seanca e fundit stërvitore para miqësores me Lihtenshtejnit që do të luhet më 3 qershor në stadiumin “Haladas Sportcomplex” të Hungarisë, me kuqezinjtë që do të rikthehen sërish në bazën stërvitore pas kësaj sfide për të vijuar me përgatitjet.
Djemtë i dhanë dorën e fundit përgatitjeve para miqësores kundër Lihtenshtejnit. Amir Abrashi u bashkua me skuadrën.
Shqipëri-Lihtenshtejn
3 qershor, 20:00, “Haladas SportKomplexum”, HungariBiletat mund t’i blini në 𝐣𝐞𝐠𝐲𝐦𝐞𝐬𝐭𝐞𝐫.𝐡𝐮 pic.twitter.com/7tmBSUSKAm
— FSHF (@FSHForg) June 2, 2024
Kombëtarja shqiptare zhvillon stërvitje para miqësores me Lihtenshtejnit, Amir Abrashi bashkohet me grupin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.