Kombëtarja shqiptare tashmë ka arritur në stadiumin “Signal Iduna Park”, ku në orën 21:00 do të përballet me Italinë.
Mijëra shqiptarë ndodhen atje për ta mbështetur, e të cilët i kanë pritur me brohorima të mëdha futbollistët e kombëtares, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Italia dhe Shqipëria do të përballen në kuadër të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024 e vlefshme për grupin B.
Teksa kanë mbetur më shumë se një orë para fillimit të ndeshjes, atmosfera në rrugët e qytetit duket e zjarrtë, ndërsa tifozët shqiptarë ia morën valles tradicionale shqiptare, atyre iu bashkuan edhe disa tifozë italianë.
Kombëtarja shqiptare mbërrin në stadiumin ku do të përballet me Italinë, pritet me brohoritje të mëdha / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.