Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ditën e sotme miqësoren e dytë.

Në Stokholm në stadiumin “Friends Arena” në orën 19:00 kuqezinjtë do të luajnë kundër Suedisë, shkruan Reporteri.net.

Kuqezinjtë kërkojnë të këndellen pas humbjes 3-0 nga Kili, para tre ditësh.

Lajm i mirë për këtë takim është rikthimi i Etrit Berishës, i cili për shkak të një problemi mungoi ndaj Kilit.

Kombëtarja e Shqipërisë sot test të vështirë, luan kundër Suedisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version