Pas ndeshjes ndaj Spanjës që ishte e fundit e fazës së grupeve të Kampionatit Europian, Gjermani 2024, Kombëtarja do të kthehet në Shqipërisë.

E gjithë skuadra “kuqezi” do të niset këtë të martë në orën 12:00 nga Dusseldorf-i dhe rreth orës 15:00 pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit, atje ku pritet të ketë një atmosferë shumë të mirë nga tifozët për ta respektuar kontributin e futbollistëve.

Shqipëria mbylli rrugëtimin në EURO 2024 pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku u mund me rezultatin 0-1, por me një paraqitje dinjitoze, jo vetëm në takimin e fundit, por edhe me ndeshjet kundër Italisë dhe Kroacisë, me të cilat ishin pjesë e Grupit B ose thënë ndryshe pjesë e “Grupit të Ferrit”.

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sot në Tiranë, paralajmërohet pritje e madhe në aeroportin e Rinasit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version