Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer stërvitjes në kampin bazë në “Kaiserau” të Dortmundit.
Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024, kuqezinjtë patën një stërvitje të lehtë me karakter lehtësues.
Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos, teksa atmosfera dukshëm ishte e nderë, kjo edhe pas humbjes me Italinë vetëm dje në mbrëmje.
Tanimë kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg.
Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf.
Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet në stërvitje pas humbjes me Italinë, përgatitet për ndeshjen me Kroacinë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.