Kombëtarja e Rumanisë ka zhvilluar mbrëmjen e së martës stërvitjen e parë të plotë në kampin stërvitor të Mogosoaia.
Në grumbullim kanë arritur edhe lojtarët e fundit të thirrur nga përzgjedhësi Mircea Lucescu, pikërisht Alexandru Chipciu dhe Iulian Cristea nga Universiteti Cluj dhe Andrei Artean nga CFR Cluj.
Kështu për herë të parë trajneri kishte në dispozicion të 25 lojtarët e thirrur për përgatitjen e dy ndeshjeve të rëndësishme kundër Kosovës dhe Lituanisë.
Gjatë mëngjesit të sotëm është caktuar një seancë e re stërvitore, e fundit para nisjes për në Kosovë. Trengjyrëshit do të zbarkojnë në Kosovë sot rreth orës 18:30.
Ndeshja do të drejtohet nga një brigadë azere, me Aliyar Aghayev në qendër.
Kombëtarja e Rumanisë vjen sonte në Kosovë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.