Ka filluar grumbullimi i futbollistëve te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor.
Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e fundit në grupet e Ligës së Kombeve, ku takohen me Rumaninë në udhëtim dhe presin Lituaninë.
Megjithatë ndeshjet e fundjavës në klubet evropiane nuk kanë qenë më të mirat sa i përket futbollistëve të Kosovës.
Tre futbollistë të cilët ishin në listën e Franco Fodës për dy ndeshjet e këtij muaji kanë pësuar lëndime me skuadrat e tyre.
Mbrojtësi i majtë Leart Paqarada ka pësuar lëndim në fitoren e Kolnit 1-0 ndaj Greuther Furth dhe në minutën e 68-të u zëvendësua.
Lëndime kanë pësuar edhe dy futbollistët ofensivë, Milot Rashica me fanellën e Besiktas dhe Bersant Celina me fanellën e gjigantit suedez AIK.
Foda ka publikuar edhe listën e futbollistëve që janë në pritje dhe ata janë: Ilir Avdyli, Mustafë Abdullahu, Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu, Leard Sadriu, Art Smakaj, Altin Zeqiri,Drilon Hazrollaj, Astrit Selmani, Muhamed Hyseni. /Telegrafi/
Kokëçarje për Franco Fodën, tre futbollistë lëndohen në fundjavë dhe humbin ndeshjet me Kosovën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.