Janari mund të rezultojë të jetë një muaj shumë i ngarkuar për Atletico Madridin, pasi disa nga yjet e tyre po kërkohen nga klubet e ndryshme, sidomos ato nga Superliga e Arabisë Saudite.
Angel Correa ka qenë shumë i lidhur me largimin për në Arabinë Saudite dhe kjo mund të ketë një efekt domino në ardhjet e mundshme, me raportet se dy nënshkrime mund të kërkohen nëse sulmuesi argjentinas përfundon largimin.
Është interesante se Correa nuk është i vetmi sulmues i Atleticos i kërkuar nga Lindja e Mesme.
Sipas mediumit Relevo, Al-Shabab janë shumë të interesuar për nënshkrimin e Alvaro Moratas, për të cilin ata treguan të interesuar verën e kaluar.
Raporti thotë se një “mega ofertë” mund të arrijë edhe para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit.
Megjithatë, edhe nëse është një ofertë astronomike, ka shumë pak gjasa që të arrihet një marrëveshje. Morata nuk ka ndërmend të largohet nga Atletico në mes të sezonit, edhe pse situata me siguri mund të ndryshojë në fund të sezonit.
Morata ka qenë në formë të shkëlqyer për Atletico Madrid këtë sezon, kështu që është një lajm shumë i mirë për ta që ai nuk ka në plan të largohet nga klubi në janar. Megjithatë, nëse Correa shkon, do të nevojitet një tjetër sulmues.
𝐀𝐆𝐎𝐑𝐀 — Álvaro Morata está na mira do Al Shabab há algum tempo, e o clube saudita ainda está muito interessado nele também para esta janela de janeiro.
Há a possibilidade do Shabab fazer uma mega oferta por ele nos próximos dias.
@MatteMoretto pic.twitter.com/33eg5IuarD
— Central do Arabão (@centraldoarabao) January 13, 2024
Klubi nga Arabia Saudite përgatit mega ofertën për yllin e Atletico Madridit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.