Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Mohamed Salah është kthyer nga lëndimi dhe është gati për ndeshjen kundër Brendfordit që zhvillohet të shtunën në kuadër të Premier Ligës.
Egjiptiani për herë të fundit për klubin anglez ka luajtur në fitoren kundër Newcastle Unitedit në ditën e vitit të ri, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ai më pas ka marr pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe gjatë ndeshjes kundër Bregut të Fildishtë pësoi lëndim.
Salah ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit gjatë javës dhe menaxheri gjerman ka konfirmuar se do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e së shtunës.
Klopp konfirmon kthimin e Salah / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.