Menaxheri në largim i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se nuk është temë për të e ardhmja e anësorit Mohammed Salah.
Situata mes gjermanit dhe sulmuesit egjiptian është përkeqësuar gjatë javës së kaluar në një ndeshje të Premier Ligës.
Klopp ka thënë se situata është sqaruar dhe se është tejkaluar.
“Nuk është më temë për mua (e ardhmja e Salahut)”, ka thënë Klopp në konferencën për media.
“Nuk mendoj se unë duhet të flas për këtë, të tjerët do të vendosin, sidomos Mo. Këto vendime do të merren nga të tjerët”, ka shtuar Klopp.
Klopp: E ardhmja e Salahut nuk është më punë e imja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.