
Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut sonte, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro pesë vite dhe ka ndërtuar njërën nga palestrat më të bukura dhe moderne të boksit në Gjermani “RK BOXING GYM”.
Robin “Haxhi” Krasniqi do të përballet nesër me boksierin nga Portugalia, Jorge Silva, ku kjo do të jetë lufta numër 61 profesionale në karrierë për boksierin shqiptar.
Në llogarinë e tij në Facebook ai ka njoftuuar se ku mund ta ndiqni meçin.
“Pak fjalë para duelitTransmetim live: https://youtube.com/@robinkrasniqi1455edhe në @klankosovaofficial “, ka shkruar Krasniqi.
Këtu mund ta ndiqni përballjen e Haxhi Krasniqit me Jorge Silvan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.