Kombëtarja e Kosovës U19 ka triumfuar me rezultat 3-4 në përballjen ndaj Spanjës U19 në kuadër të kualifikimeve të Euro për grupmoshat U19.
“Dardanët’ e rinjë morën një fitore me peshë të madhe pasi kjo mund fitore mund të hap rrugë për t’u kualifikuar tutje.
Kosova po humbiste me rezultat 2-0 teksa futbollistët tanë iu kundërpërgjigjën me përmbysje në vetëm pak çaste duke çuar shifrat në 2-3.
Pavarësisht se spanjollët ekuilibruan shifrat në fillimin e pjesës së dytë, të përzgjedhurit e Adil Maliqit nuk dëshpëruan tifozët duke shënuar krejt në fund të takimit.
Kështu, me këtë fitore Kosova renditet e dyta në tabelë me tri pikë, pas Austrisë e cila ka gjashtë të tilla.
Në ndeshjen e radhës Kombëtarja jonë luan ndaj ‘Ishujve Faroe’ me 19 nëntor me fillim nga ora 12:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Metro
Këto janë super-golat e shënuar nga Kombëtarja e Kosovës U19 ndaj Spanjës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.